
Me sezonin futbollistik të përfunduar dhe pas një goli të shënuar me kombëtaren e Portugalisë që ishte ‘qershia mbi tortë’ për të ruajtur pathyeshmërinë në kualifikueset e Euro2024, Cristiano Ronaldo është ‘arratisur’ me pushime.
CR7 është duke pushuar në Sardenjë, ku po i dedikon mjaftueshëm kohë edhe familjes së tij, teksa janë fotografuar së bashku në jahtin e tyre me vlerë 6.4 milionë euro.
Përveç pozave të Ronaldos me katër fëmijët e tij, vëmendjen e ka rrëmbyer partnerja e tij Georgina Rodriguez, e cila duket mahnitëse me bikinit minimaliste me ngjyrë jeshile.
Jahti luksoz i Ronaldos ka pesë kabina luksoze, gjashtë banja dhe një kuzhinë moderne.
“Azimut Grande”, i cili ka gjatësi 88 metra është blerë nga Ronaldo në vitin 2020.
Lini një Përgjigje