TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Dhjetor 2025, 13:37

Familja Trump i futet biznesit të celularëve, çmimet shumë të larta

Shkruar nga Pamfleti
Familja Trump i futet biznesit të celularëve, çmimet shumë
Celulari Trump

“Trump Mobile”, kompania e nisur këtë vit nga familja e Donald Trump, ka filluar të shesë telefona të rinovuar, por me çmime dukshëm më të larta se tregu, sipas “The Independent”.

Ndërkohë që mbështetësit e presidentit amerikan ende presin modelin e premtuar “T1,” kompania ka hedhur në shitje modele të përdorura të iPhone dhe Samsung, të cilat kushtojnë deri në 225 dollarë më shumë se në “Amazon” ose “Best Buy”.

Në katalogun e ri gjenden “iPhone 15”, “iPhone 16”, “Samsung Galaxy S23” dhe “S24”, të gjitha të rinovuara dhe me vetëm një opsion ngjyre, atë të zezë.

Modeli i shumëpërfolur “T1”, telefoni “amerikan që duhej të kushtonte 499 dollarë nuk ka ende datë për prezantimin.

Ai u kritikua më herët pasi kompania u detyrua të hiqte pretendimin “Prodhuar në SHBA”, sepse ekspertët e teknologjisë theksuan se nuk ekzistojnë kapacitete për të prodhuar një smartphone 100% brenda shtetit amerikan.

Përveç telefonave, “Trump Mobile” po promovon edhe një plan shërbimi SIM me markën Trump.

Testimet e para nga mediat amerikane e kanë përshkruar shërbimin si të pranueshëm, por pa ndonjë veçori dalluese që ta justifikojë çmimin apo brandimin politik.

Ndërkohë, shumë përdorues në internet kanë vënë re se gjuha e përdorur në reklamat e kompanisë i ngjan teksteve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, me slogane të mbingarkuara dhe premtime të pasakta.

familja trump celulare

Lini një Përgjigje