Mbrëmja e zakonshme e “Big Brother VIP” nuk do të vijë këtë të martë dhe transmetimi i Prime-t është zhvendosur për të mërkurën. Arsyet janë të qarta: Kombëtarja e Kosovës luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, duke u përballur me Turqinë në kualifikueset për Kupën e Botës. Një fitore do të shënonte për herë të parë pjesëmarrjen e Kosovës në një turne madhor botëror.
Ndeshja nis në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb, duke marrë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar.
Kosova vjen me moral të lartë pas triumfit historik ndaj Sllovakisë disa ditë më parë, rezultat që ka rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, tensionet nuk ulen. Në listën e nominimeve këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, i cili u përfshi në listë pas hapjes së “Kutinë e Pandorës”, duke ndryshuar dinamikën e lojës.
Publiku do të duhet të presë deri të mërkurën për të mësuar se cili banor do të largohet, në një mbrëmje që premton emocione dhe surpriza.
Lini një Përgjigje