Showbiz 7 Prill 2023, 18:05

Çfarë nuk shkoi në telefonatën me Kiarën? Armaldo Kllogjeri tregon bisedat jashtë “BBV” me moderatoren dhe Olta Gixharin

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë nuk shkoi në telefonatën me Kiarën? Armaldo

Përmes disa statusesh në Instagram, Armaldo Kllogjeri i njohur tashmë si Maestro i "BBV", la të kuptohet se mes tij dhe Kiarës kishte pasur një debat jashtë "Big Brother VIP".

"Dje tha "si s'më mori njeri në telefon kur isha jashtë. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh. Ju jeni interesantë. Unë ju thashë se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju do Maestro fort, mos u përfshini më shumë se i zoti i punës", shkruante ai.

I pyetur sot në "Shqipëria Live" lidhur me telefonatën me Kiarën, Armaldo deklaroi se nuk mund të tregojë shumë detaje, ku siç duket nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe takimi për kafe për të cilën ai e ftoi nuk u realizua.

"Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj", tha ai.

Ndër të tjera, ai ka folur në lidhje me raportin me Oltën dhe për takimin që ka patur me të.

"Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë. Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë. Nga hyrjet e reja, Bledi me pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, të tjerët janë njësoj", tha Armaldo.

Për banorët që do ketë hatërmbetje, Armaldo përmendi emrin e Kristit:

"Hatri më ka mbetur vetëm me Kristin më shumë. Kjo për shkak të fjalëve që ka thënë për mua, sepse unë i kam qëndruar shumë afër dy muajt e parë", shtoi ai.

armaldo kiara olta bbv