Showbiz 7 Prill 2023, 17:02

Trekëndëshi absurd i dashurisë shtang opinionin sportiv, Guardiola në një marrëdhënie sekrete me të dashurën e Pikesë

Shkruar nga Pamfleti

Trekëndëshi absurd i dashurisë shtang opinionin sportiv,

Një trekëndësh absurd dashurie ka shtangur ditën e sotme mbarë opinionin sportiv. Sipas raportimeve që vijnë nga “El Comercio” dhe media të tjera të huaja, ka hije dyshimi për një lidhje sekrete mes Pep Guardiolës dhe Klara Kia Martit, të dashurës së re të Xherard Pike.

Edhe pse momentalisht janë thjesht thashetheme, pa asnjë provë vërtetësie, këto zëra duket se mund të vendosin në dyshim serioz raportin e së ardhmes mes dyshes.

Ish-tekniku i Barcelonës, që tashmë drejton Sitin dhe ish-mbrojtësi ruajnë një raport shumë pozitiv që prej kohës kur bashkëpunonin te skuadra katalanase.

Sipas burimeve informative, Guardiola dhe e dashura e Pikesë, Klara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Pep, teksa tashmë mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem në martesën e teknikut të Sitit me bashkëshorten e tij, Kristina Sierra. Çifti ka qenë së bashku për 27-vite, teksa janë njohur që prej moshës së adoleshencës.

pep guardiola xherard pike klara kia marti