Showbiz 3 Mars 2024, 15:34

Çfarë po ndodh me Big Brother? Produksioni humbet “frenat” e lojës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me Big Brother? Produksioni humbet

Duket se produksionit të “Big Brother” po i “rrëshqet” situata. Janë të shumta videot që qarkullojnë nëpër rrjet, ku shihen shkelje të rregullave nga vetë stafi i kësaj shfaqje reality.

Le t’i marrim gjërat me radhë:

Një video xhironte nëpër rrjet, ku Arta Kabashi thoshtë se e nxorën një natë sa për të takuar të dashurin dhe këtë ia thoshte mikeshës së saj Vesa.

Ndërkohë që është e ndaluar të marrësh vesh informacione nga jashtë, Vesa u tregonte banorëve serbes-serbes që kishte folur me Artën pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia dhe tregonte me detaje se çfarë i kishte thënë ajo.

Ilnisa, në dehje e sipër, i tregonte Meritonit “Unë kam dalë mbrëmë, erdha sot në mëngjes”, teksa ky i fundit përpiqej ta neutralizonte, duke i thënë “Shhhhhh” në mënyrë që të mos fliste më tej, se kush e di çfarë tregonte.

Përsa i përket biletave të kthimit, besoj e keni parasysh të gjithë, që janë mënyra e produksionit për të kthyer banorin që duan dhe për të përzënë atë që nuk e duan më, apo jo? Jo për gjë, por bëri namin një video ku dëgjohej një nga autoret e Big Brother, konkretisht Petrina, duke thënë diçka në lidhje me ndërrimin e biletës kur u eliminua Erjola. Mesa duket histeria e vajzës, i bënte punë produksionit dhe e rikthyen në shtëpi me anë të një bilete kthimi.

Rasti i fundit ishte arrestimi i Liamit, i cili akuzohet për mashtrim. Produksioni nuk e dinte që ky djalë ishte i akuzuar dhe për të kishte një urdhër ndalimi? A kalohen në “skaner” këta banorë para se të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri? /Pamfleti

 

produksioni frenat bbv3