Showbiz 3 Mars 2024, 13:29

U arrestua 1 natë pasi hyri në 'Big Brother', zbardhet dëshmia çfarë i tha policisë Liam Osmani

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua 1 natë pasi hyri në 'Big Brother', zbardhet

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmjen e djeshme.

Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.

Pasi policia e ka parë në Big Brother ka shkuar dhe ka ekzekutuar urdhër ndalimin për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro.

Pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, mësohet se Liam Osmani para hetuesve ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit. 44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani, pa kryer pagesën përkatëse.

"Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse", njofton policia.

 

liam osmani big br arrestim