Showbiz 3 Mars 2024, 15:25

Kujdes, ndërhyrjet estetike mund të jenë fatale! Mjekja ngre alarmin: Drejtohuni tek profesionistët

Shkruar nga Pamfleti

Kujdes, ndërhyrjet estetike mund të jenë fatale! Mjekja ngre

E ftuar në “PPP” këtë javë ishte kirurgia plastike Senera Hoxha. E gjendur përballë realitetit të dhimbshëm, ku për të kursyer para, vajzat drejtohen tek estetistët për të kryer ndërhyrje që u takojnë mjekëve, doktoresha ngre alarmin:  

Anja: Çfarë mund të bëjë një estetiste, se shoh parukeri që bëjnë fryrje buzësh apo edhe drejtim të hundës me injeksion

Senera: Kjo e fundit është një ndërhyrje që është tmerrësisht e rrezikshme. Ata që janë mjekë të fushës e dinë se për çfarë flas. Të tjerët duhet të kuptojnë që filleri në hundë është një nga ndërhyrjet më të tmerrshme që, nëse shkon diçka keq, komplikacionet mund të çojnë deri në verbim. Prandaj nuk është një gjë aq e thjeshtë sa ç'mund të bësh vetullat micro-blading, apo një tatu konturin e buzës. Duhet të kemi parasysh: çfarë janë gjëra që nuk konsistojnë në injektime substancash medikale, por që janë vetëm me aplikime i bëjnë estetistët. Ndërsa gjithçka që ka të bëjë me aplikime brenda lëkurës, duhet të aplikohen absolutisht vetëm nga mjekët. Ka shumë profesionistë në Tiranë, mos merrni oferta, apo paketat që shoh shpesh herë që bëhen nëpër rrjetet sociale. Diçka që është tërësisht mjekësore kushton njësoj si sot, si nesër. Nuk ka pse të jetë me ofertë verore apo me ofertë fundjave. Dhe të mos harrojmë: Ne i kemi pacientë, nuk janë klientë!

Anja: E tmerrshme që filleri i hundës mund të çojë deri në verbim

Senera: Po, sa më pak të dish aq më i fuqishëm ndihesh. Ndihesh zot me një shiringë në dorë. Por këto lloj trajtimesh çojnë deri në verbim. Është realisht jetë-kërcënuese

(min.2:24)

senera hoxha anjeza husha ppp nderhyrjet estetike