Showbiz 3 Mars 2024, 12:01

Arbri kritikon Ledjonën pse përdori vajzën e saj: Kemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Arbri kritikon Ledjonën pse përdori vajzën e saj: Kemi të

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP u përmend edhe loja që Ledjona bëri sikur do dilte nga shtëpia pas lajmeve që lexoi.

Por loja që ajo bëri duket se iu kthye në boomerang, pasi u kritikua nga pothuajse të gjithë.

Egla, e shokuar me videon që pa në prim,e tha: Më vjen keq që këto femra rrisin fëmijët tanë, të ardhmen tonë

Ledjona: Ka qenë një javë e ngarkuar për mua, më duhet një vetë kontroll sepse jam ngarkuar. Erdhi më tha për lajmet që panë që ke dalë keq, ke dalë keq. Unë e di si luhet me titujt jashtë. Kam marrë konfirmimin nga Meritonit për të qëndruar, ndërsa Eglën e kam pyetur a je bërë pishman për ofendimet dhe më ka thënë ‘jo’.

Egla: Kurrë për femra si ty.

Ledjoni: Tani që e ke përdorur vajzën për skemën e një loje, kjo është pak por e sigurt.

Arbri: Unë e kam mbrojtur Ledjonën për vajzën, por këtu kemi të bëjmë me aktorë të nivelit të lartë. Kjo thotë ‘po mendoj pak vajzën që të qaj të duket më reale’, pse me buton është kjo? I kam dhënë të drejtë disa herë. Deri dje nuk donte që askush t’i përmendte fëmijën, tani e fut vet.

Ledjona: Nuk kam gënjyer kur kam thënë që më merr malli për vajzën.

Arbri: Ke thënë që ‘duhet të përmend vajzën që të duket më reale’. Ma shpjego.

Ledjona: Kur përmend vajzën qaj.

Arbri: Po pra këtë po themi, e bërë qëllimisht.

arber hajdari kritika ledjona xheladinaj