
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, duke mbledhur një numër të madh fansash të zjarrtë që kishin ardhur për ta mbështetur.
Atmosfera ishte elektrizuese, me muzikë, energji dhe efekte speciale. Megjithatë, një moment pakujdesie gjatë performancës solli një situatë të pakëndshme.
Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një zjarri me shkëndija, efekt ky i përdorur shpesh nëpër klube për të shtuar spektaklin vizual.
Në pamjet që qarkulluan, ai shihet i frikësuar dhe u largua me shpejtësi nga shkëndijat. Si duket dora e tij është lënduar nga zjarri, të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet përmes reagimit që dha.
Pavarësisht incidentit, koncerti vazhdoi dhe Gjesti e mbylli natën me performanca që u duartrokitën nga publiku.
Lini një Përgjigje