TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Shkurt 2026, 14:57

Fitoi sfidën e TikTok-ut, Bebe Rexha i dhuron për bamirësit paratë

Shkruar nga Pamfleti
Fitoi sfidën e TikTok-ut, Bebe Rexha i dhuron për bamirësit
Fitoi sfidën e TikTok-ut, Bebe Rexha i dhuron për bamirësit paratë

Ylli me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u bë protagoniste e një momenti të veçantë në rrugët e Londrës, pasi u ndalua rastësisht nga influencuesi i njohur i TikTok-ut, Shan Rizwan.

I famshëm për sfidat e tij muzikore spontane me kalimtarët, Rizwan e gjeti artisten teksa ajo po shëtiste në kryeqytetin britanik së bashku me vëllain e saj, Florentin, dhe kunatën Dorina. Pa hezitim, Bebe pranoi lojën: nëse do të identifikonte saktë tri këngë nga një prej artistëve të saj të preferuar, do të fitonte 100 dollarë.

Pasi tregoi se është një fanse e madhe e Lauryn Hill, influencuesi vendosi ta vinte në provë me disa fragmente më pak të zakonshme të repertorit të saj. Megjithatë, Bebe dëshmoi menjëherë njohuritë dhe intuitën e saj muzikore, duke gjetur pa asnjë gabim këngët.

Performanca e saj e sigurt i siguroi menjëherë çmimin prej 100 dollarësh.

Edhe pse doli fituese, Rexha vendosi të mos i mbante paratë për vete. Ajo ia ktheu shumën influencuesit, me kushtin që 100 dollarët t’i dhuroheshin personit të parë që do të takonin në rrugë.

Videoja u bë virale në TikTok dhe u përshëndet gjerësisht nga ndjekësit, të cilët vlerësuan thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë e artistes. Pavarësisht suksesit të saj ndërkombëtar, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se mbetet spontane, e afërt dhe autentike me publikun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shan Rizwan (@shanonthestreet)

bebe rexha tiktok sfide

1 Komente

  1. T
    Tony

    Po mire a nuk kini ndoht e turp qe me kete rrota cica, rrota bytha e rrota dhjami katunare maloke te qelbur shperdoroni kohen tuaj!? Koha eshte flori e jo qelbesirellek.

    Lini një Përgjigje