TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Tetor 2025, 15:17

Flet fansi që puthi Loredanën: Prisja më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Flet fansi që puthi Loredanën: Prisja më shumë

David Dano u bë i njohur pasi u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator. Ai kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike.

Një ditë më parë, i riu ishte i ftuar në “Live From Tirana”, ku tregoi se si e mori guximin për ta bërë këtë gjë. Por jo vetëm kaq, pasi Davidi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” edhe një video me Loredana Bratin.

Ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ai i dhuron asaj një puthje në faqe.

Si është e vërteta pas kësaj videoje?

Kjo video është publikuar para se të ndodhte ngjarja në Vlorë. Ka qenë verë, pushime, në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me disa të tjerë.

E njeh Loredanën?

Personalisht jo. Vetëm nga ajo video dhe çfarë kam parë nga ajo vajzë në ato pak minuta.

Ishte e bukur nga afër?

Simpatike. Prisja më shumë, por ishte simpatike.

Pastaj ti e puthe në faqe…

Kjo më lindi natyrshëm. Më erdhi instikti i brendshëm.

loredana brati fansi david dano

Lini një Përgjigje