
Gjesti dhe Amber duket se kanë ndryshuar strategji. Në vend që të jenë në krahë të Rozanës dhe Gertës, siç jemi mësuar t’i shohim, ditën e sotme kanë bërë thashetheme për dy shoqet e tyre. Gjesti deri dje ishte i pandashëm nga Rozana, njësoj ka qenë edhe Amber me Gertën para daljes nga Big-u.
Në lidhje me dy banoret, Amberi u shpreh se të dyja e kanë ligësinë e tyre njësoj, Gjesti gjithashtu ra dakord me të.
Sipas artistit, Rozana dhe Gerta duken si me qenë motra ndonjëherë.
Më pas Gjesti shton se ‘nëse harrojnë njerëzimin për lojë, është gabimi më i madh që i bën vetes’.
Gjesti: Është shumë keq situata, e di çfarë sjelljesh po bëjnë, po bëjnë sjellje shumë të keqe. Edhe kur ndihesh keq nuk ta dinë.
Amber: Po ta vësh re, edhe Rozana edhe Gerta, ligësinë e kanë afërsisht njësoj.
Gjesti: Po, të dyja njësoj janë.
Amber: E ke vënë re?
Gjesti: Të dyja njësoj janë, si me qenë motra po më duken nganjëherë.
Amber: Po.
Gjesti: Ne jemi në një lojë është shumë e vërtetë, por ti me harruar njerëzimin për lojë, ti prishesh këtu, është gabimi i madh që i bën vetes. Nuk shikon a po qan, si ndihesh, shan, s’ke ndjenja, bëhesh i ftohtë në çdo gjë.
Lini një Përgjigje