TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Shtator 2025, 21:10

 “Goca dhe Gra” rikthehet ndryshe, emisioni "moderohet" nga 5 burra

Shkruar nga Pamfleti

 “Goca dhe Gra” rikthehet ndryshe, emisioni

“Goca & Gra” ka nisur sezonin e ri këtë të martë, duke nisur me një surprizë të papritur, pesë burra të njohur në moderim.

Ed Manushi, Blendi Salaj, Laert Vasili, Sinan Hoxha dhe Nard Ndoka ishin ata që e nisën puntatën e parë këtë sezon me një “prank”.

Pas një hyrje të shkurtër në formë shakaje, ata prezantuan pesë moderatoret e këtij sezoni.

Në krye të panelit do të jetë përsëri Rudina Dembacaj, ndërsa do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi, aktorja e mirënjohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu.

Lini një Përgjigje