Showbiz17 Mars 2023, 13:48

Humori ‘i zi’ dhe batuta ndaj Kiarës, Amos Zaharia rrëfehet: Një gjë është ta thuash dhe tjetër gjë ta kuptosh

Shkruar nga Pamfleti

Humori ‘i zi’ dhe batuta ndaj Kiarës, Amos Zaharia

Amos Zaharia ishte i ftuar në D-Night pas daljes së tij nga Big Brother Vip.

Një person, i cili trazoi shumë ujërat brenda atij formati dhe mbajti qëndrime të forta ku në syrin e publikut edhe nuk u prit shumë mirë.

Shumë e pëlqyen e të tjerë e keqkuptuan humorin e tij dhe kësaj situate Amosi i dha një përgjigje një herë e mirë.

Dajana Shabani: Kur dole a pate një Post Big Brother psikologjik?

Amos Zaharia: Kur dola pata një tronditje si me thënë, kishte një ‘cunam’ me komente negative dhe thash ok mbase është histeria e momentit dhe me të drejtë kaloi. Tani tek-tuk mund të ketë edhe ndonjë person që hedh ndonjë shashkë, por nuk merrem më fare siç nuk u mora dmth. Unë kuptova që këto tre humoret ishin marrë shumë seriozisht dhe kërkova ndjesë për ata që nuk e kanë kuptuar dhe vazhdova jetën.

Dajana Shabani: Të ka penalizuar ndonjë personazh aty brenda?

Amos Zaharia: Jo…dmth nëse njerëzit duan realisht të shikojnë atë që kanë përpara syve, aty i kanë të gjitha videot, aty i kanë të gjitha regjistrimet e të gjitha gjërat. Kush e ka ndjekur me vëmendje e ka kuptuar shumë mirë që unë kam ndenjur afër me disa njerëz sepse i konsideroj miq edhe jashtë asaj shtëpie dhe në kontekstin e miqësisë i kam ndenjur afër, ndërsa në kontekstin e lojës nuk kam bërë absolutisht asgjë për ata, përkundrazi iu kam thënë ndërro lojë sepse nuk është e bukur.

Gjatë bisedës, Amosi i dha një përgjigje një herë e mirë edhe për debatin lidhur me deklaratën e tij për moderatoren Kiara Tito.

Dajana Shabani: Çfarë do të bëje ndryshe?

Amos Zaharia: Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do ta tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet ta ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë ta kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njëjtin gabim.

dajana sha amos zaharia