Showbiz 1 Prill 2023, 15:11

I bëri publike sëmundjen, Stresi zbulon si e ka raportin me Keisin pas Big Brother

Shkruar nga Pamfleti
I bëri publike sëmundjen, Stresi zbulon si e ka raportin me Keisin pas

Reperi Stresi, fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka folur për raportin që ka tani me ish partneren e tij Kejsin. Ai ka zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.

Stresi rrëfeu në “Ditë pas Dite” se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si dicka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Kujtojmë që Stresi tregoi brenda shtëpisë se Keisi po kurohet për një tumor dhe bukuroshja i kërkoi live të mos fliste më për këtë pjesë personale. 

Stresi tregoi gjatë intervistës se falë Big Brother do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.