
Pas gjithë urrejtjes që ka ‘shpërthyer’ në rrjet kundër Kiarës, babai i kësaj të fundit ka thyer heshtjen dhe ka folur. Ai u shpreh se Kiara ka qarë tre ditë rresht pas daljes nga shtëpia vetëm prej komenteve negative, ndërsa nuk la pa përmendur edhe dy opinionistët.
Ai ka kundërshtuar qëndrimet e tyre duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.
Një prej ndjekësve i ka dërguar videon e të atit të Kiarës Zhaklinë në mesazh, ndërsa opinionistja habiti jo pak me përgjigjen e saj. Si përgjigje, ajo dërgoi linkun e shërbimit të psikiatrisë, duke ironizuar kështu komentet e babait të moderatores, një veprim që po komentohet shumë në rrjet.

Lini një Përgjigje