Një nga çiftet më të komentuara në “Big Brother VIP Albania” mbetet ai i Mateos dhe Brikenës, marrëdhënia e të cilëve vijon të tërheqë vëmendjen dhe të gjenerojë diskutime të shumta.
Së fundmi, aktori dhe ish-banori i këtij formati, Zebervoki, ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, ku ka shprehur hapur qëndrimin e tij kritik ndaj kësaj dysheje dhe mënyrës se si ata po e paraqesin raportin e tyre në ekran.
“Nuk di domethënë po Zot na fal ‘çift’ më i shpifur se Mateo me atë Brikenën s’kam parë ndonjëherë. Mateo fiks si ato dedet që i lëpihen para mbrapa një femre sikur s’kanë parë femër me sy ndërsa Brikena fiks prerja atyre që kanë 700 dhe e mbajnë njërin si zar sa me thënë kam partner!”, shkruan ai.
Çifti Mateo-Brikena është kthyer në një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, duke nxitur reagime të ndryshme si nga publiku, ashtu edhe nga figura të njohura në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje