
Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullon lajmi për një lidhje të mundshme mes këngëtares së njohur nga Shkupi, Kanita Suma, dhe Besar Metës, djalit të ish-çiftit politik Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Aludimet nisën pas një deklarate të Kryemadhit gjatë premierës së filmit “Me Fat”, ku ajo konfirmoi se djali i saj është në një romancë, pa zbuluar identitetin e partneres.
Sipas burimeve për "Prive", vajza në fjalë dyshohet të jetë pikërisht Kanita Suma, ndërsa raportohet se marrëdhënia mes tyre vazhdon prej kohësh dhe konsiderohet e qëndrueshme.
Po ashtu, burime të tjera thonë se këngëtarja ka krijuar një raport të afërt me familjen e partnerit. Një vëzhgim në rrjetet sociale tregon se Monika Kryemadhi dhe Kanita Suma ndiqen mes tyre, çka është interpretuar si një sinjal për marrëdhënie të mira familjare.

Megjithatë, deri më tani as Kanita dhe as Besari nuk kanë reaguar publikisht për këto raportime, duke lënë hapësirë për dyshime nëse bëhet fjalë për një lidhje reale apo thjesht spekulime.
Shqipetaret jane qeverisur per dhjetra vite nga idiote dhe sharlatane..nje me shume e nje me pak..