TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Maj 2026, 10:20

“Jam e rënduar psikologjikisht”, Gresa largohet nga "Ferma Vip"

Shkruar nga Pamfleti

“Jam e rënduar psikologjikisht”, Gresa largohet nga "Ferma

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e saj në “Ferma VIP”, duke kërkuar largimin nga formati gjatë spektaklit të fundit.

Ajo u shpreh se gjendja e saj emocionale është rënduar pas qëndrimit tek “Fakiri”, ndërsa situata u bë edhe më e vështirë pas largimit të Adit dhe Olës nga gara.

“Kjo periudhë ka qenë shumë e rëndë për mua”, la të kuptohet këngëtarja gjatë diskutimit në spektakël.

Kërkesa e saj u pranua menjëherë nga moderatorja Arbana Osmani, e cila iu drejtua duke thënë: “Gresa do të insistoja siç kam bërë edhe me të tjerët të qëndroje, por nuk po e bëj. Kemi gjëra për të diskutuar, kështu që po të pres në studio”.

Ditët e fundit, Gresa kishte treguar se kishte marrë mesazhe nga menaxheri i saj përmes një droni, ndërsa publiku vuri re edhe ndryshimin në marrëdhënien e saj me Mozën, me të cilën kishte pasur debate të forta gjatë qëndrimit në fermë.

Ndërkohë, loja në “Ferma VIP” vijon me tensione dhe televotim. Në nominim ndodhen Blerina, Sara, Bujaka dhe Moza, të votuara nga fermerët, ndërsa Henri shkoi automatikisht në televotim pas ndëshkimit nga Agai për incidentin me Vanesën.

Fermeri më i votuar do të shpëtojë, ndërsa katër të tjerët do të përballen në sfidën e së hënës, ku njëri prej tyre do të eliminohet.

Po ashtu, spektakli solli edhe dy hyrje të reja. Gazetaret Kostana Morava dhe Inida Gjata, e njohur si Zhaku, janë zyrtarisht konkurrentet më të reja të “Ferma VIP”.

këngëtarja gresa sekiraqa ferma vip

Lini një Përgjigje