TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Prill 2026, 07:37

“Dil nga BBV”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, çfarë vendimi mori Selin

Shkruar nga Pamfleti
“Dil nga BBV”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur,
Selin-BBV

Selin është përballur me një situatë të papritur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi nëna e saj i ka kërkuar të tërhiqet nga gara. Megjithatë, pas rikthimit në shtëpi, ajo ka vendosur të vijojë rrugëtimin drejt finales së 18 prillit.

Në një deklaratë të saj, banorja u shpreh e prekur emocionalisht nga fjalët e nënës, por theksoi se mbështetja e familjes i ka dhënë forcë për të vazhduar.

“Ndihem shumë e ngarkuar, fjalët e mamit për mua janë shumëgjë. E vetmja gjë që më ngrohu ishte që nuk ishin mërzitur me mua. Me qëndrimin tim këtu brenda, ato persona që kanë bërë ato deklarime gjatë 48 orëve të fundit do të mbajnë përgjegjësi”, tha Selin.

Më herët, ajo ka reaguar ashpër në dhomën e rrëfimit ndaj dy banorëve të tjerë, Mirit dhe Rogertit, duke i akuzuar për deklarata që, sipas saj, kanë cenuar imazhin e saj.

“Dy burra janë munduar të ulin imazhin e një vajze, që në fund fare është vetëm një vajzë. Dy shfrytëzues të degjeneruar, që kam një mllef aq të madh tani.

Dy njerëz të atij niveli, burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze nuk do ta lejoja kurrë. Ata të dy, Rogerti dhe Miri do mbajnë përgjegjësi për fjalët që kanë thënë”, tha banorja në lot.

Situata vjen në një moment vendimtar të garës, ndërsa tensionet mes banorëve duket se po rriten me afrimin e finales.

Lini një Përgjigje