TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Korrik 2025, 11:16

Johnny Depp paska qenë arsyeja e divorcit të Angelina Jolie? Dyshja ka nisur takimet sekrete

Shkruar nga Pamfleti

Johnny Depp paska qenë arsyeja e divorcit të Angelina Jolie? Dyshja ka

Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie dhe së fundmi, spekulimet janë shtuar ndjeshëm.

Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit ‘The Tourist’ në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.

 Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.

Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht, por fansat janë në pritje… a do të kemi çiftin më të papritur të vitit?

angelina jolie johnny depp

Lini një Përgjigje