TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Korrik 2025, 20:07

Xhenifer Lopez shfaqet me fanelën e Karrarezes, një tifoze VIP për mesfushorin shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Xhenifer Lopez shfaqet me fanelën e Karrarezes, një tifoze VIP

Asgjë e veçantë… vetëm Xhenifer Lopez me fanelën tonë”. Ky ka qenë postimi i klubit të Serisë B, Karrareze, teksa publikonte në rrjetet sociale këngëtaren e famshme amerikane me fanelën e kësaj skuadre.

Një fanelë e personalizuar që ajo e mbante në dorë, me numrin 10 dhe me JLo të dukshme. Një publicitet falas për klubin e Serisë B, pjesë e të cilit është edhe mesfushori Kleis Bozhanaj, i cili iu bashkua gjatë merkatos së verës.

Në fakt kjo ka qenë një dhuratë që klubi i ka bërë këngëtares, e cila ka qenë e pranishme për një koncert në Itali në ditët e kaluara dhe ku me shumë mundësi i kanë dorëzuar edhe fanelën e klubit italian me të cilën ajo ka pozuar.

xhenifer lopez këngëtarja amerikane karrareze kleis bozhanaj

Lini një Përgjigje