Showbiz19 Mars 2023, 09:49

Ilir Shaqiri: Do isha përballur me Luizin, BBV 1 kishte më shumë njerzillëk se ky

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Shaqiri: Do isha përballur me Luizin, BBV 1 kishte më shumë

Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin. Gjatë intervistës në emisionin “N’kohë”, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.

“E kam ndjekur nëpërmjet Prime-ve. Teksa shoh këtë ‘Big’-un tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillëk. Artisti duhet ta tregojë atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj, po të isha pjesë e këtij edicioni, do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjesht mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.

Pyetjes së gazetarit nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.

“Me ty po. Mendoj se ti je person që realisht do ia vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japë energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.

Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

ilir shaqiri bbv