
Montreali u bë skenë e një takimi të papritur që po ‘ngjall’ shumë zëra: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe këngëtarja e famshme Katy Perry janë parë duke darkuar së bashku në restorantin prestigjioz “Le Violon”, një nga më të mirët në Kanada dhe i vlerësuar nga guida Michelin.
Sipas TMZ, darka intime përfshinte pjata deti – përfshirë karavidhe – dhe koktejle.
Në fotot e siguruara, Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-s, duke nxitur aludime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Momenti vjen pas një periudhe ndarjesh për të dy: Trudeau është beqar që nga gushti 2023, pas divorcit nga Sophie Grégoire Trudeau, ndërsa Perry konfirmoi së fundmi ndarjen nga aktori Orlando Bloom.
Këngëtarja ndodhet aktualisht në Kanada për një seri koncertesh, me ndalesën e radhës në Montreal, ndërsa takimi me ish-kryeministrin ka ndezur spekulimet mediatike mbi një lidhje të mundshme ose thjesht një miqësi të re.
Lini një Përgjigje