
‘Çdo kush që është pjesë e showbizzit merr oferta, por varet sa pranohen’. Fation Kuqari u pyet nëse kishte marrë ndonjë propozim ‘pikant’, ku në këmbim të parave, të jepej tek dikush.
Anja: Ke patur ndonjëherë oferta për të qenë zhigolo? Të kanë ofruar ndonjëherë para në këmbim të lidhjes me ty, qoftë vetëm fizike?
Fationi: Po kjo është të shitesh
Anja: Po zhigoloja shitet, tani e merr vesh ti?
Fation: Ajo është punë e mirëfilltë. Absolutisht jo. Këto ndodhin, se ka filluar edhe me meshkujt, por kur gjejnë dobësira tek meshkujt. Kur shohin një njeri të arrirë, sim und ta blesh?!
Anja: Sepse ekziston një shprehje që thotë ‘Çfarë nuk bëhet me para, bëhet me më shumë para’
Fation: Po, por gjejnë njerëz që mund të varen nga dikush. Një njeri i zhvilluar, po t’ia thuash atë, e ofendon dhe e largon më shumë.
Anja: Kjo nuk përjashton faktin. Sigurisht ti nuk je shitur, por ke patur apo jo propozime është pyetja ime, e cila bëhet më agresive tani. Unë nuk të pyeta a ke pranuar, por a ke patur propozime
Fation: Ka njeri në showbizz që nuk merr lloj lloj mesazhe?
Anja: ke patur?
Fation: Ka njeri shqiptar, botëror, njeri që jeton në këtë glob, që ka një audiencë të caktuar, që nuk merr mesazhe të ndryshme në jetën e vet?
Anja: Pra, ti ke patur kërkesa
Fation: Po them që çdo kush
Anja: Nuk më intereson çdo kush, më intereson i ftuari im tani
Fation: Shkruajnë mesazhe që nuk hapen kurrë ndoshta
Anja: Ti çdo gjë e bën me mesazhe, jeton vetëm virtualisht?
Fation: Aty gjejnë mundësinë për të më shkruar. Aty është dritarja. Nuk e kanë rastin të më kontaktojnë. Nuk po flas për rrethin tim. Siç mund të kesh edhe ti dritaren tënde
Anja: Jo, nuk e kam lënë atë mundësi. Nuk kam asnjë dritare
Fation: Nuk ke Instagram?
Anja: Jo, nuk kam Instagram
Fation: Perfekt, qenke shumë e lumtur.
Anja: Kush do të më kontaktojë, ka numrin tim të telefonit.
Fation: Ma mbylle gojën këtu.
(Min.27.59 deri 32: 33)
Lini një Përgjigje