Ka patur apo jo një histori ‘rozë’ mes Mateos dhe Brikenës? Kjo është tema që vazhdon të jetë një nga më të ‘nxehtat’ brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke nxitur debate të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe jashtë saj.
Teksa Brikena ka zgjedhur të mohojë kategorikisht çdo mundësi për një raport sentimental me Mateon, ky i fundit vijon të këmbëngulë se mes tyre ka ekzistuar një pëlqim i ndërsjellë, çka ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes dyshes.
Por situata ka marrë një tjetër kthesë, pasi në këtë histori janë përfshirë edhe familjarët e Mateos, të cilët menaxhojnë rrjetet e tij sociale gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në Instagramin zyrtar të banorit është bërë së fundmi “repost” një video, ku ironizohet hapur qëndrimi i Brikenës lidhur me këtë raport.
Në pamjet e shpërndara, vihet re mënyra e të folurit dhe nervozizmi i Brikenës gjatë sqarimeve të saj në BBVA, ndërsa video shoqërohet me nënkuptime se ajo ndihet në siklet dhe po përpiqet të fshehë të vërtetën. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mbështetje e drejtpërdrejtë e familjes së Mateos për versionin e tij të historisë, pra se mes tyre ka patur diçka që shkon përtej flirtit, duke hedhur poshtë deklaratat e përsëritura të Brikenës.
Reagimi ka shkaktuar një valë komentesh në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e konsideron veprimin e familjes si të panevojshëm dhe provokues, ndërsa të tjerë e shohin si një sinjal të qartë se historia mes dyshes është më e thellë sesa pranohet publikisht.
Mbetet për t’u parë nëse kjo ndërhyrje nga jashtë do të ndikojë në dinamikat brenda shtëpisë dhe nëse Brikena do të reagojë hapur ndaj këtij veprimi, ndërkohë që saga Mateo–Brikena duket se është larg përfundimit.
Lini një Përgjigje