
Balerina e njohur, Klaudia Pepa, ka qenë pak ditë më arë e ftuar në emisionin italian “Verissimo” te “Canale 5”, ku ka folur më shumë për jetën e saj personale.
Në një moment gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer se ka menduar që të heqë dorë nga karriera e saj, pasi babai është i sëmurë. Mes lotësh, Klaudia ka shtuar se ka qenë pikërisht mamaja e saj që i ka dhënë forcë dhe motivim për të vazhduar para.
“Jam shumë e mërzitur sepse babai im nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht mendova të lë çdo gjë dhe të kthehem në Shqipëri, por më pas ishte mami im që më dha forcë dhe më tha ‘jo ti duhet ta bësh’”, ka rrëfyer balerina e njohur.
Ndërkohë kujtojmë që disa vite më parë Klaudia është larguar nga Shqipëria drejt Italisë, ku jeton dhe punon.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje