TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Dhjetor 2025, 12:47

Klodi nuk përmbahet dot, puth Londrimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Klodi nuk përmbahet dot, puth Londrimin (Video)
Klodi nuk përmbahet dot, puth Londrimin

Që në krye të herës, Klodi dhe Londrimi ranë në sy të publikut të Big Brother Vip Kosova për afrimitetin e tyre. E duket se djemtë nuk janë përmbajtur dot më dhe gjatë një aktiviteti në oborr me banorët e tjerë, Klodiani e kapi nga faqet Londrimin dhe e afroi drejt buzëve, duke krijuar përshtypjen se dy djemtë ishin gati të shkëmbenin një puthje.

Ky moment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë komentesh dhe diskutimesh.

Fansat janë të ndarë: me disa që spekulojnë për një mundësi romantizmi ndërmjet dy banorëve, ndërsa të tjerë mbeten të pasigurt në lidhje me natyrën e marrëdhënies së tyre. Ky incident ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin për marrëdhënien e tyre, që është ndjekur me vëmendje që nga fillimi i edicionit.

Marrëdhënia e tyre ka qenë një nga temat më të diskutuara në Big Brother VIP Kosova, dhe momenti i fundit nuk ka bërë tjetër veçse të ndezë më shumë debatin rreth asaj që mund të ndodhë mes dy banorëve.

Ka zëra që thonë se prindërit e dy djemve kanë kërkuar nga produksioni t’i nxjerrin nga shtëpia. Por, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga Olsa Muhameti, e cila vazhdon me shfaqjen.

klodiani londrimi puthje

Lini një Përgjigje