TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Dhjetor 2025, 15:35

“Ronaldo më kërkoi numrin”, Juliana Nura rrëfen takimin me futbollistin e famshëm

Shkruar nga Pamfleti
“Ronaldo më kërkoi numrin”, Juliana Nura rrëfen
Juliana Nura dhe Cristiano Ronaldo

Ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ka rrëfyer mbi një takim që ka patur me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo, në vitin 2016.

Ajo rrëfeu në ‘Andale’ se gjithçka kishte ndodhur në Ibiza, gjatë një feste.

“Ikëm në Ibiza dhe po vinte një jaht ku ishin disa djem. Njëri nga ata ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës sonë”, u shpreh ajo.

Nura rrëfeu se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.

“Ne ishim duke bërë shaka, duke kërcyer, kur vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. I thashë ‘jo nuk ta jap’ por e pyeta pse e donte. Më tha se të nesërmen ishte një festë afër dhe ishim të ftuar. Kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, shtoi ajo.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte ‘më i ftohtë’ dhe jo aq i afrueshëm.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës. Po kush je?! Askush nuk ta var”, tha Nura.

“Ishte shumë i respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë. Unë Instagramin ia dhashë”, përfundoi Juli.

juliana nura cristiano ronaldo

Lini një Përgjigje