
Moderatorja Neada Muçaj ka shtuar dyshimet lidhur me një pjesëmarrje të mundshme të saj në formatin “Big Brother VIP Albania”.
Ish-prezantuesja e emisionit të mëngjesit “Wake Up”, e cila u largua nga ky format pas aludimeve për një konflikt të brendshëm me kolegen Enxhi Nasufi, është përfolur shpesh së fundmi për hapat e saj të mëtejshëm në televizion.
Gjatë një komunikimi virtual me ndjekësit në Instagram, e pyetur drejtpërdrejt nëse do të jetë pjesë e reality shoë-t pasi i mungon ekranit, ajo zgjodhi të përgjigjet me kundërpyetjen “A duhet?”, duke lënë gjithçka të hapur
Kjo përgjigje evazive ka shtuar kuriozitetin e publikut. Mbetet për t’u parë si do jetë vendimi.

Lini një Përgjigje