
Ashtu siç u përfol në mediat rozë, Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4. Ajo iu bashkua formatit në Prime-n e së hënës dhe teksa bisedonte me banorët në oborr u rrëfeu atyre se vajza e saj e madhe, e cila ishte shumë e lidhur me Fjollën, nuk e di që ajo është pjesë e Big Brother Kosova.
Ajo rrëfeu se hyrja në format ka qenë një vendim i paplanifikuar deri në momentin e fundit, ndaj edhe zgjodhi të mos i tregonte.
“Të madhes nuk i kam treguar hiç… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo para banorëve.
Fjolla shtoi se vajza e madhe është shumë e lidhur me të, ndaj ajo nuk dëshironte ta shqetësonte pa qenë plotësisht e vendosur për hyrjen. Ndërkohë, këngëtarja foli edhe për raportin e ngrohtë që ka me vajzën e vogël, duke theksuar se për të trija përpiqet të jetë një nënë e përkushtuar pavarësisht angazhimeve në karrierë.
Hyrja e saj në BBVK4 pritet të sjellë dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa publiku po pret të shohë se si do të ndikojë prezenca e saj në lojë dhe në raportet me banorët e tjerë.
Lini një Përgjigje