
Ronela Hajati si rrallë ndonjëherë ka treguar se sa të dëmshme janë komentet negative nëpër rrjetet sociale për një artist. Edhe pse duket si një tip i ftohtë, këngëtarja tregon se ndjehet e bllokuar në të njëjtin cikël të vështirë, i cili rëndohet çdo ditë me dhjetëra përgjegjësi të reja, nga puna, fakti që muzika është pasioni i saj i madh, e deri tek presioni i komenteve toksike që e shoqërojnë vazhdimisht.
Ronela thotë se ndërkohë që duhet të këndojë dhe të gëzojë njerëzit, një pjesë e mirë e publikut merret me ofendime, kritika për pamjen, komente për ndërhyrje, apo gjykime të pamëshirshme, ndërsa askush nuk e di çfarë mund të mbajë një artist mbi supe në ato momente.
Ajo përmend lotët që ndonjëherë i ngjiten në grykë: fatura, familjen që mban, fëmijët që e presin, prindërit e sëmurë, mungesën e mbështetjes, marrëdhënie që nuk funksionojnë, dhe një dashuri që nuk e ka më. Gjithë këto, ndërkohë që duhet të duket e fortë në sytë e të gjithëve.
“Hera-herës vendi të jep 100 arsye për ta lënë, por unë vazhdoj e pyes: pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?”, shkruan ajo, duke treguar lodhjen e akumuluar nga ky realitet.
Megjithatë, mes gjithë sfidave, Ronela jep edhe një mesazh reflektimi:
Nëse sot duhet të jemi falenderues, përveç shëndetit, duhet të falenderojmë Zotin që na ka dhënë një zemër të mirë.

Rregulli nr. 1: mos lexo mesazhet publike!!