TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Mars 2026, 14:32

Largohet nga shtëpia e Big Brother, Stenaldo pas daljes: Nuk humba veten të paktën

Shkruar nga Pamfleti

Largohet nga shtëpia e Big Brother, Stenaldo pas daljes: Nuk humba veten

Stenaldo ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke theksuar se për të kjo eksperiencë ka qenë shumë më tepër sesa një garë për çmimin e madh.

Në një reflektim mbi rrugëtimin e tij, ai u shpreh se pjesëmarrja në “Big Brother VIP” ishte një provë karakteri dhe një mundësi për të treguar vlerat e tij përpara publikut shqiptar. “Për mua nuk ishte thjesht një lojë për çmimin, por një provë karakteri,” – është shprehur ai, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit edhe në situata të vështira.

Stenaldo theksoi se presioni i vazhdueshëm brenda shtëpisë dhe fakti që çdo veprim ndiqet nga publiku nuk duhet të shërbejnë si arsye për të humbur kontrollin apo për të cënuar të tjerët. “Të jesh para gjithë shqiptarëve nuk do të thotë të fyesh apo të bësh gjithçka për të fituar, por të ruash standardet dhe të jesh i ndershëm,” – u shpreh ai.

Ai shtoi se eksperienca në këtë format e ka ndihmuar edhe në aspektin personal, duke reflektuar mbi pjekurinë dhe mënyrën si përballet me situata të ndryshme. Sipas tij, “Big Brother” është një pasqyrë e fortë e vetvetes, ku çdo reagim merr një peshë më të madhe.

Edhe pse u eliminua pak para finales, Stenaldo tha se ndihet i qetë dhe krenar për mënyrën si e përballoi këtë rrugëtim. “Nga perspektiva ime, unë kam fituar sepse nuk kam dalë nga vetja ime,” – u shpreh ai.

stenaldo largim big brother

Lini një Përgjigje