TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Tetor 2023, 12:45

Love Island/ Nuk mbaron ‘lufta’ mes Denisit dhe Xhesikës, lidhja pëson krizë sërish

Shkruar nga Pamfleti

Love Island/ Nuk mbaron ‘lufta’ mes Denisit dhe Xhesikës,

Nuk kanë qenë ditë aspak të qeta këto të fundit për Denisin dhe Xhesikën, teksa ishullorët e “Love Island Albania” janë përpjekur të sqarojnë keqkuptimet që kanë pasur me njëri-tjetrin, me Denisin që ka pasur edhe një kërkesë.

Kështu, ai i ka kërkuar Xhesikës, që t’i bëjnë një premtim njëri-tjetrit: “Dua që çfarë do lloj gjëje që do ndodhë, do ti japim njëri-tjetrit 24 orë kohë që të shpjegohemi.”

Kjo ka qenë kërkesa e Denisit, megjithëse, Xhesika është dyshuese dhe mendon që ky premtim është thjesht një paralajmërim nga ana e tij, i cili sipas saj ende do që të futet në ‘Folenë e dashurisë’, me Xhesjanën. Kujtojmë që më herët ai vendosi të refuzonte kërkesën e produksionit, për të shkuar në “Folenë e Dashurisë”, ndërsa Xhesjana ka zgjedhur të shkojë me Xhulianon.

Ndërkohë Xhesika, duke u menduar për kërkesën e Denisit, i tha: “Nuk dua premtime, ti duhet të bësh gjërat që të kam kërkuar unë.”

Denisi tashmë mendon se këto gjëra ajo po i bën nga inati dhe hakmarrja dhe marrëdhënia mes tyre duket se vërtetë është në ditët më të vështira.

denisi xhesika lufte

Lini një Përgjigje