Showbiz 5 Mars 2023, 08:38

Luizi ndërron mendim për Ermionën: Nuk kishim pse ta mbanim me atë sjellje

Shkruar nga Pamfleti

Luizi ndërron mendim për Ermionën: Nuk kishim pse ta mbanim me

Ermiona Lekbello ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Prime-in” e “BBV”.

Edhe njëherë para të gjithëve ajo falenderoi shqiptarët për mbështetjen, ndërsa e tha me zë të lartë se iu shpif situata në shtëpi prandaj u largua, zarfi i zi ishte një shpëtim për të.

“Shqiptarët kuptuan Jonën, kjo ka rëndësi për Jonën. Kam hyrë me mendimin se do të jetoj me disa persona, se unë jetoj vetëm. Erdha me një sfidë për veten. E përballova aq sa mund ta përballoja. Sidomos me hienat që janë brenda. Aty manipulohen nga mëngjesi në darkë. Olta është delirim i madhështisë në çdo aspekt. Nuk është me këmbë në tokë dhe kjo gjë e ka penguar. M’u neverit situata, kur më neveritet diçka, nuk rri dot. Kiara është racionale, jo emotive. I mendon mirë gjërat. Luizi është emocional. Këtu ndryshojnë me njëri-tjetrin,”-u shpreh Jona.

Luizi nga ana tjetër, çuditërisht u shpreh i “lumtur” për daljen e Ermionës.

“Zarfi ishte i qartë. Jona ishte e ngarkuar, nga debati me Zhakun. Nga ajo ngarkesë kishte atë reagim. Unë i thoja vetëm fli. Një njeri që reagon ashtu, kur nuk e ngacmon dot as për lojë. Nuk kishim pse ta mbanim në shtëpi një banor me atë sjellje. Na krijonte një atmosferë të sikletshme. Ne e kemi diskutuar në heshtje kush e nxori Evën dhe Jonën. Unë nuk dua të mbahem mend si një banor që nxjerr jashtë. Por, në rastin e tyre ato nxorën veten jashtë,”u shpreh Luizi.

luizi ermiona lekbello