TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Janar 2026, 14:37

Mateo ‘nuk tërhiqet’: Kam qenë i lidhur me Brikenën, ja kush na ndau

Shkruar nga Pamfleti

Mateo ‘nuk tërhiqet’: Kam qenë i lidhur me Brikenën,

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën që ka ngjallur diskutime brenda shtëpisë.

Në një bisedë me Selin Bollatin, Mateo u shpreh se ishte i prekur nga nominimi dhe se nuk e priste këtë veprim, ndërsa theksoi se marrëdhënia mes tij dhe Brikenës u ndërpre për shkak të ndërhyrjeve të jashtme.

“Ne jemi ndarë sepse kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vetë, unë nuk po ndërhyj”, u shpreh Mateo.

Ai shtoi se ndjenjat nga ana e tij nuk kanë munguar dhe se Brikenën nuk e ka parë kurrë si një nga vajzat e tjera në shtëpi.

“Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Kam pasur një kontakt, por situata u ndërlikua për arsye të jashtme”, tha ai.

Nga ana tjetër, Brikena Selmani ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke minimizuar raportin me Mateon. Ajo deklaroi se janë takuar vetëm një herë dhe se mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë.

Deklaratat e kundërta kanë shtuar dilemat mes banorëve dhe publikut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë më tej në dinamikat e lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

brikena mateo

Lini një Përgjigje