
Situatat e tensionuara vijojnë në shtëpinë e Big Brother Kosova. Gjatë Prime-it të së hënës mbrëma, u trajtua një debat që ka nxitur reagime të shumta, pas dyshimeve të ngritura publikisht nga banori Londrimi ndaj orientimit seksual të Klodit.
Në klipin përmbledhës të transmetuar gjatë spektaklit, u shfaq një bisedë e drejtpërdrejtë mes dy banorëve, ku Londrimi e pyet Klodianin nëse është biseksual, duke pranuar se kishte pasur dyshime lidhur me këtë çështje.
Pyetja e papritur e habiti Klodianin, i cili e mohoi kategorikisht pretendimin, duke theksuar se jashtë shtëpisë ka një femër. Megjithatë, ai shtoi se edhe sikur të ishte biseksual, kjo nuk do të përbënte një problem.
“Po të jem biseksual, ku është problemi?”, u shpreh Klodi, duke e cilësuar situatën si të çuditshme dhe të panevojshme.
Debati nuk mbeti vetëm në bisedën private mes dy banorëve, pasi tema u diskutua edhe gjatë Prime-it, ku ata u përballën sërish publikisht. Sqarimet e dhëna nga Klodiani nuk u pranuan nga Londrim Mekaj, i cili vijoi të qëndrojë në qëndrimin e tij, duke shtuar edhe më shumë tension në shtëpi.
Ngjarja ka hapur diskutime të gjera mes banorëve dhe publikut, ndërsa mbetet për t’u parë se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhënien mes dy konkurrentëve dhe në dinamikat e mëtejshme të lojës në Big Brother Kosova.
Lini një Përgjigje