TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Gusht 2025, 09:28

“Miranda nuk bie kurrë pa stil”, Meryl Streep rrëzohet në shesh-xhirim

Shkruar nga Pamfleti

“Miranda nuk bie kurrë pa stil”, Meryl Streep rrëzohet

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë xhirimeve të “Devil Wears Prada 2” në Muzeun e Historisë Natyrore në New York, ku aktorja ikonike Meryl Streep, 76 vjeçe, rrëshqiti dhe u rrëzua ndërsa mbante një fustan të kuq të ndezur dhe taka gjigante.

Streep, e cila rikthehet në rolin e Miranda Priestly, reagoi me buzëqeshje, ndërsa kolegu i saj Stanley Tucci e ndihmoi të ngrihej. Incidenti ndodhi gjatë realizimit të një skene, të frymëzuar nga Met Gala.

Sipas ekipit të filmit, aktorja kishte bërë prova me këpucë më të rehatshme, por për xhirimet zgjodhi takat origjinale të kostumit. “Epo, Miranda nuk bie kurrë pa stil”, u shpreh ajo me humor pas rrëzimit.

Filmi, që do të dalë në kinema në maj 2026, sjell sërish Anne Hathaway dhe Emily Blunt në një histori të re ku Miranda përballet me ish-asistenten e saj në një luftë brenda industrisë së modës. Regjinë e mban David Frankel, ndërsa kastit iu bashkua edhe aktorja Simone Ashley.

“Miranda nuk bie kurrë pa stil”, Meryl Streep rrëzohet “Miranda nuk bie kurrë pa stil”, Meryl Streep rrëzohet

meryl streep rrezim

Lini një Përgjigje