TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Nëntor 2025, 14:26

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Sali Berisha: Një yll u shua, por la plot dritë

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Sali Berisha: Një yll u shua, por

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi shokoi jo vetëm publikun e gjerë, por edhe ata që e kanë njohur. Thuajse të gjithë kolegët e tij kanë reaguar të prekur nga humbja.

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka bërë gjithashtu një dedikim në profilin e tij të Facebook, duke e cilësuar si një ‘yll që u shua, por pas la dritën”

“Një yll u shua, por la plot dritë!

Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.”

shpat kasapi sali berisha

Lini një Përgjigje