TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Nëntor 2025, 11:42

“E le Roelin jetim”, reagon bashkëshortja e Shpat Kasapit, rrëqeth me mesazhin e saj

Shkruar nga Pamfleti
“E le Roelin jetim”, reagon bashkëshortja e Shpat Kasapit,
Reagon ish bashkëshortja e Shpat Kasapit

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jetë këngëtarit.

Në një postim rrëqethës në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

“Ndrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afert kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke te thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetem, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohen kur duart e tua i duheshin me shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk
është më?
Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe te jesh këtu për ne”, shkruan ajo.

Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

“e le roelin jetim” reagon ish-bashkëshortja e shpat kasapit

Lini një Përgjigje