
Fisnik Syla, i cili u bë i njohur falë lidhjes me Fjolla Morinën, kësaj radhe ka bërë një premtim gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Ai thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike:
‘Luiz Kingu, nëse nuk ia japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj dhe publike!’ përfundon postimi i Fisnikut.
Mbase ish-bashkëshorti i Fjollës e di që Luizi do fitojë Big Brother-in dhe prandaj e bën këtë premtim.
Ndonëse këto ditë nuk kanë qenë të lehta për Sylën, pas akuzave të këngëtares Fjolla Morina, por ai sërish iu është përgjigjur ndjekësve të tij në Instagram.