Showbiz28 Mars 2023, 13:11

Nita feston ditëlindjen brenda shtëpisë së BBV, shoqja e ngushtë e uron në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Nita feston ditëlindjen brenda shtëpisë së BBV, shoqja e

Nita Latifi sot feston ditëlindjen brenda shtëpisë së famshme të BBV 2.

E shtrirë në divan së bashku me Fotininë dhe Keisin, këngëtarja fillon e këndon duke ia bërë qejfin vetes, ndërsa Fotini është banorja e parë që e uron Nitën për ditëlindje e më pas dhe banorët e tjerë.

Përveç banorëve të shtëpisë, edhe njerëzit më të afërt të këngëtares po e urojnë përmes rrjeteve sociale duke treguar që po e ndjenjë mungesën e saj.

“Urime ditëlindja mikja ime, uroj çdo ditë të jetës ke me pas të mbushun me të qeshura. Je një bekim në jetën e secilit që të ka afër. Të dua edhe më ka marrë malli ekstremisht shumë”, ka shkruar shoqja e ngushtë e këngëtares e cila disa javë më parë e vizitoi edhe në shtëpinë e famshme.

Sot, Nita feston ditëlindjen por nuk dihet ende nëse do ketë ndonjë surpizë nga produksioni apo banorët e shtëpisë.

nita ditelindje