TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 19:20

"Nesër fëmija yt përzihet në gjak"/ Adayemi i përgjigjet me foto thumbuese Mozzikut 

Shkruar nga Pamfleti
"Nesër fëmija yt përzihet në gjak"/ Adayemi i
Loredana dhe Adayemi

Mes shumë fjalëve e zhurmave që kanë qarkulluar së fundmi, duket se Karim Adeyemi ka zgjedhur të flasë me vepra dhe jo me deklarata.

Bashkëshorti i Loredanes duket se zërat dhe komentet rreth raportit mes saj dhe Mozzikut nuk po i merr afër zemrës. Përkundrazi, ai ka publikuar një fotografi mjaft domethënëse në rrjetet sociale.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Adeyemi shihet duke përqafuar Hanën, vajzën e Mozzikut dhe Loredanës. Një moment i ngrohtë, i cili është interpretuar nga fansat si një mesazh i qartë: mbi gjithçka qëndron dashuria për fëmijën.

Pra, siç duket, asgjë nuk e ndalon atë të dhurojë dashuri për Hanën. 

Rikujtojmë se në këngën e fundit të publikuar nga Mozzik, në një frazë thuhet: Nesër pasnesër, fëmija yt përzihet në gjak", duke thumbuar drejpërdejt partnerin e Loredanës. 

Në një pjesë tjetër të këngës e cila është komentuar shumë nga publiku, për shkak të fjalës ofenduese, Mozzik thotë: "Gruaja po të q***t me zezak".

"Nesër fëmija yt përzihet në gjak"/ Adayemi i

loredana-mozzik karim adayemi

Lini një Përgjigje