
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pritet të kurorëzojnë marrëdhënien e tyre 7 vjeçare të dashurisë në një dasmë. Çifti mësohet se do e bëjnë dasmën më 17 qershor dhe me shumë mundësi ceremonia do të zhvillohet në Toskana të Italisë, një vend shumë i preferuar për të dy. Këtë e dëshmojnë edhe postimet e Arbanës në Instagram, ku prezantuesja ka postuar foto pa fund nga vendi i bukur italian.
Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit dhe pritet që dëshmitare të jetë Xhemi Shehu. Duhet thënë që Xhemit i takon të dëshmojë për dashurinë e çiftit, sepse ajo ka qenë e para që ishte në dijeni për lidhjen, që kur Arbana ishte ende e martuar me ish-bashkëshortin.
Arbana ka zgjedhur Arbër Bytyqin si grimier dhe Armand Pezën për veshjet e nusërisë.
Ndërkohë në ditët e fundit Arbana ka postuar momente edhe nga blerjet e veshjeve për familjarët e saj, duke bërë gjithçka gati për ditën e madhe që i pret.
Për shumë kohë moderatorja e mbajti të fshehtë lidhjen me regjisorin e saj, por në një kohë shumë të shkurtër jo vetëm që marrëdhënia u bë publike, por ajo dhe Eduarti janë prindër të dy fëmijëve.
Lini një Përgjigje