
Ish banorja e Big Brother Vip2, Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, ku krahas saj shkruan: “jam në një marrëdhënie me Kristin”.
Dy finalistët e “BBV” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel.
“Na zbuluat! E pranoj, jam në një marrëdhënie me Kristin”, ka shkruar ajo në Instastory.
Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.
Dea nuk ka saktësuar nëse marrëdhënie për të cilën flet është marrëdhënie pune apo mes tyre ka diçka më shumë.