TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Nëntor 2025, 15:40

Ndërron prefiks, Drenusha Latifi feston 40-vjetorin

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron prefiks, Drenusha Latifi feston 40-vjetorin

Ish-missi i Kosovës dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka ndërruar prefiks ditën e djeshme.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3” mbush plot 40 vjeç, duke hyrë në një dekadë të re të jetës së saj.

Drenusha, e cila spikati për karakterin e saj gjatë aventurës në shtëpinë e famshme, nuk është një emër i ri për publikun. Ajo prej vitesh konsiderohet një ikonë e padiskutueshme e bukurisë shqiptare.

Karriera e saj ka nisur herët në botën e modës. Si modele, ajo ka shkëlqyer në pasarela dhe fushata të ndryshme, duke u dalluar për tiparet e saj unike dhe elegancën e lindur.

Edhe pse vitet kalojnë, Drenusha vazhdon të mbetet një frymëzim dhe një standard bukurie.

Përtej angazhimeve publike dhe karrierës, një nga rolet më të rëndësishme për të është ai i nënës. Ajo është një nënë beqare e përkushtuar për dy fëmijët e saj, Ymwa dhe Zak, të cilët janë padyshim krenaria e saj më e madhe.

Në këtë 40-vjetor, Drenusha Latifi dëshmon se mbetet një grua e fortë, një nënë shembullore dhe një ikonë që nuk zbehet me kalimin e kohës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Drenusha Latifi (@drenusha_latifi_)

drenusha latifi datelindje

Lini një Përgjigje