TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Mars 2026, 19:30

“Një torturë e madhe”, Gjesti reagon pas daljes nga burgu (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Një torturë e madhe”, Gjesti reagon pas daljes nga burgu
Gjesti

Pak orë pas lajmit zyrtar për lirimin e tij, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si “Gjesti”, ka bërë reagimin e tij të parë publik.

Ai qetësoi ndjekësit duke shkruar: “Shnosh e mirë, afër familjes tem. Ju dua e falemnderit 100 her për përkrahjen e mesazhet e mira.”

Megjithatë, artisti nuk është ndalur me kaq. Përmes një deklarate më të gjatë dhe të detajuar, ai ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij, duke kërkuar ndjesë, por njëkohësisht ka drejtuar gishtin ndaj atyre që i konsideron si shkaktarët e situatës së tij të rënduar emocionale.

“Fillimisht po du me pranu që kom bo gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu te stafi. M’vjen shumë keq edhe jom shumë pishmon. Unë nuk jom njeri i tillë edhe veç ni torturë e madhe që nuk u nal kurr ka mujt me m’pru në at gjendje,” —thekson Kelmendi.

Më tej, Gjesti ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me ekipin e tij ligjor, ka nisur procedurat gjyqësore ndaj kompanisë “Onima”, duke i akuzuar për keqtrajtime ndër vite, borxhe të pashlyera, mundësi të humbura dhe dëme të shkaktuara. Për t’i dhënë një mesazh të qartë publikut dhe tregut muzikor, ai shtoi:

“Muzikën s’munet me ma nal kërkush, sidomos jo njerëzit edhe kompanitë që e kanë për qëllim me i shkatrru artistat edhe me e njollos industrinë e muzikës.”

“Një torturë e madhe”, Gjesti reagon pas daljes nga burgu

Kujtojmë se lirimi i tij nga paraburgimi u bë i mundur pas një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku ai pranoi akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë, vepra që çuan fillimisht në arrestimin e tij.

gjesti

Lini një Përgjigje