Të shtunën e kaluar, Rogerti vendosi të dërgojë në nominim Mateon dhe Stenaldon, ndërsa njëri prej tyre pritet të largohet nga shtëpia gjatë mbrëmjes së sotme.
Ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta mes banorëve, të cilat janë reflektuar edhe gjatë spektaklit Prime, ku nuk kanë munguar debatet dhe akuzat e ndërsjella.
Pjesë nga debatet:
Miri: Mendimi im për këtë nominim është që Stenaldo është më i rrezikuar, sepse ka treguar një Stenaldo tjetër. Ka dalë nga vetja, duke ofenduar, duke bullizuar. Një fjalor që ai e përdor si do ai dhe manipulon kur e ka gabim. Mua çfarë s’më ka thënë. Mateo nuk është më pak i rrezikuar. Ka një çengel ku mund të varet, sepse ka një histori të pambaruar me Brikenën. Interesi publik është se si do shkojë kjo histori.
Mateo: Është nominim i fortë. Kemi bërë ato debatet tona. Ajo që nuk më pëlqen te Stenaldo është arroganca. Te ky nominim shkoi vetë duke i dhënë votën e liderit Rogertit. I vetmi argument që përdor është “Për’puthen”. Ka shumë personazhe këtu që kanë ardhur nga “Për’puthen” dhe kanë treguar shumë.
Stenaldo: Unë nuk gjykoj as formatin “Për’puthen” dhe as Mateon në atë format. Unë dëgjoj Mateon që më thotë se kam shkuar dhe kam prekur çdo vajzë. Kur unë Mateos i bëj një kritikë, përgjigja e tij është gjithmonë ulëse. Një njeri, i cili ka ndërtuar një famë në një program romance, nuk ka të drejtë të më thotë mua për marrëdhënie që nuk i kam pasur kurrë. E vetmja dinamikë që krijohet në këtë kontekst që thua ti, është historia jote me Brikenën me 4 vite diferencë. Ardhja jote këtu brenda, sepse atje jashtë nuk e ndjek dot dhe nuk janë 100 mijë euro në lojë.
Brikena: Nuk jam dakord me ato që tha Stenaldo. Mateo e ka treguar veten e tij për vlerat që ka. Nëse Mateo shpëton, është vetëm meritë e tij. Nuk më ka pëlqyer Stenaldo që është munduar të ulë Mateon për të ngritur veten. Stenaldo është vetë lartë. Nëse del Mateo sot, jam në gjendje të dal edhe unë me të.
Përplasjet mes banorëve kanë rritur ndjeshëm tensionin në shtëpi, ndërsa nominimi konsiderohet një nga më të fortët deri më tani. Mbetet për t’u parë se cili prej dy konkurrentëve do të lërë përfundimisht garën në spektaklin e mbrëmjes.
Lini një Përgjigje