Showbiz18 Maj 2023, 09:44

Nuk do pozonte me Efin, Oltën dhe Zhakun as për 50 mijë euro/ Aq inat i ka Kiara këto vajza?

Shkruar nga Pamfleti

Nuk do pozonte me Efin, Oltën dhe Zhakun as për 50 mijë euro/ Aq

Një ‘ofertë’ 50 mijë euroshe nuk ka qenë shumë bindëse për Kiara Titon. Me kushtin që ajo të bënte një set fotografik me Oltën, Efin dhe Zhakun, Kiara do ‘paguhej’ 50 mijë euro.

Në rubrikën “Telefonata kurth” në Top Albania Radio, moderatorët telefonuan Kiarën, duke bërë sikur po i parashtronin një ofertë për të pozuar për një revistë.

Ama pjesë e setit duhet të ishin Olta dhe Efi, ndërsa pagesa do të ishte 20 mijë euro. Moderatorja nuk u tundua duke refuzuar të jetë pjesë e projektit.

Më pas ata i thanë për përfshirjen e Zhakut në set ndërsa shifra do të rritej në 50 mijë euro. Reagimi i saj ishte epik. “Qyqja joo”, tha Kiara, e cila nuk do ishte çudi që ta ketë kuptuar se është vetëm një lojë. Oseeee, ka aq antipati për vajzat sa të refuzojë edhe një ofertë të tillë.

kiara efi olta zhaku oferte